Shala Swiss Oile Petrol Benzinë pa plumb 100 oktan
Oktani është njësia matëse e rezistencës së benzinës gjatë vetë-ndezjës apo hidrokarbureve të tjera të përdorura për motorët me ndezje me kandelë, që do të thotë aftësi për ti rezistuar ndezjës së parakohshme në motor. Pra është një parametër për matjen e pikës së ndezjës së benzinës. Vlera e Oktanit paraqet përqindjen në vëllim të izo-oktanit në një përzierje izo-oktani dhe heptani, që do të ketë të njëjtën pikë kritike si dhe karburanti të cilin marrim në shqyrtim. Psh, benzina me të njëjtën pikë kritike maksimale 90% izo-oktan dhe 10% heptan do të ketë një përqendrim 90. Për motorrët me performancë më të lartë. Benzina pa plumb 100 oktan që ne ofrojmë është e një cilësie shumë më të lartë sesa standardet e zakonshme të Benzinës pa plumb. Këshilluesit automobilistikë dhe shoferët e garave theksojnë se makinat e garave kanë nevojë për karburant me përmbajtje të lartë oktani.