Shala Swiss Oil Larja e Makinave – Pastroje makinën tuaj tek Shala Swiss Oil
E hapur: e hënë-e shtunë: 5,30-21,00; Të Dieleve dhe festave zyrtare: 7,00-21,00
Një biznes i pastër! Autolarja jonë në Shala Swiss Oil ofron gjithçka për pastrimin, trajtimin dhe ruajtjen e vlerës së automjetit tuaj duke përdorur teknologjinë e fundit dhe produktet më cilësore në treg.
Një makinë e pastërt dhe ekologjike për ambientin.
Pastroni automjetin tuaj shpejt dhe me lehtësi! Në auto larjen tonë bëhet pastrimi i makinës suaj tërësisht dhe butësisht duke përdorur brushat SofTecs të bëra nga polietileni foamed. Kjo shkumë largon papastërtitë në mënyrë të butë, por të qëndrueshme, dhe pastron edhe ngjyrat më të ndjeshme pa lënë asnjë gjurmë. Vlen të cekët se SofTecs në një test të krahasimit u emërua si fitues në mesin e materialeve të larjes. Me anë të kësaj larje largohen edhe insektet më të forta që i janë ngjitur makinës suaj. Një trajtim i plotë me spërkatësit dhe parfumet tona sigurojnë dorën e fundit të pastrimit të brendshëm.
Rehati maksimale: sistemi XL-i auto larjes me SofTecs, BRUSHA të buta.
– Për automjetet deri në 2,70 metra të larta dhe 2,05 metra të gjera (matës)
– Parapastrim për shpërndarjen e insekteve të mbetura
– Shërbim i bërë nga tre vetë për çdo larje.
– Katër vende për larje me vakum të pastër me XL-thithje, dy prej tyre nën çati
– Spërkatës Parfum për të përsosur dhe përfunduar pastrimin e brendshëm
– Gamë të gjerë të produkteve të pastrimit dhe mirëmbajtjes në dyqanin e Shala Swiss Oil
– Eko-pionier: Kanale nëntoksore për grumbullimin e shiut dhe riciklimin biologjikë të bimëve
– Ne ofrojmë udhëzuesin me informacione të detajuara në lidhje me qendrën tonë larëse si dhe këshilla të kujdesit për makinën tuaj.
Në zonën e pritjes së auto larjes tonë, ne ofrojmë qasje falas në internet (W-LAN), Shoeshine, këndin e lojrave për fëmijë etj. Gjatë larjes së makinës suaj, ju mund të gjeni në dyqanin tonë pije të ndryshme, ëmbëlsira apo edhe meze të lehta. Ju mund të gjeni aty rreth 25 produkte të ndryshme, nga pijet e ftohta e deri tek sandwichat e ndryshëm.